Kur fëmijët
marshojnë
dhe zgjedhin ç’të shkatërrojnë
është koha e vdekjes
dhe kohë e harruar
kur fëmijët marshojnë
e shkruajta këtë përpara se ta përjetoja
por më mirë që e jetova
midis palmave
kur zemra flet me fjalë të ftohta
dhe zëri dridhet, dhe kur
gjithçka shkon më thellë se
ligji i gjykimit
dhe ty, ndonëse i ri, të duhet të vdesësh ndërkohë
fëmijët fillojnë marshimin
shiu vështron qënie të deformuara
humbet objektin e tij
dhe shkatërron të njohurit
e shtegut të zymtisë
gjithçka e ndarë
këtu në këtë çmendi
një jetë e re fillon dhe vdekja triumfon
frymëmarrje, bukë, dashuri, emra të rinj
dhe gjak për të ushqyer
atë që është tharë
e kam jetuar
fëmijët marshojnë
por rilindja nuk është mënçuri
(from 'The Beak's Poems', translated by Iris Rathwell and Evis Carcani)
Sunday, February 12, 2006
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment